BOTA, 26 Maj 2024, 10:41

Izraeli godet gjatë natës strukturat ushtarake të Hezbollahut

Izraeli godet gjatë natës strukturat ushtarake të Hezbollahut

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar struktura të shumta ushtarake të Hezbollahut gjatë natës.

Bëhet me dije se sulmet ishin të lokalizuara në zonat e al-Khiam dhe Ayta ash-Shab si dhe në al-Khiam, Houla Markaba dhe Kfar Kila.

Këto pretendime u publikuan si pjesë e një përditësimi në mediat sociale të ushtrisë izraelite së bashku me videot e sulmeve të raportuara.

Që nga 8 tetori, kur Hezbollahu nisi sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me popullin palestinez, grupi i armatosur libanez dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer rregullisht zjarr përtej kufirit.