BOTA, 25 Maj 2024, 18:21

Rusia intensifikon sulmet ajrore drejt Ukrainës, bombardon një supermarket në Kharkiv, dy viktima e dhjetëra të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ajrore drejt Ukrainës, bombardon një

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore drejt Ukrainës ditën e sotme, teksa raportohet se ka bombarduar një supermarket në Kharkiv. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Volodymyr Zelensky tha se mbi 200 persona mund të kishin qenë brenda supermarketit kur u sulmua, ndërsa kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, shkroi në Telegram: "Një numër i madh njerëzish janë të zhdukur. Shumë janë të plagosur.

"Ky është terrorizëm i pastër," tha zoti Terekhov.

Presidenti Zelensky shtoi: "Kjo goditje në Kharkiv është një tjetër manifestim i çmendurisë ruse. Vetëm të çmendurit si [presidenti rus Vladimir] Putin janë të aftë të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në këtë mënyrë."

Zelensky përsëriti se Ukraina duhej të ishte në gjendje të mbrohej dhe kishte nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë. Sakaq forcat ruse duket se po përfitojnë nga një dritare mundësie për të shtyrë avantazhin e tyre, ndërkohë që Ukraina pret që armët e tjera perëndimore të mbërrijnë në front.