TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jetën 20 persona. Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa dyshohet se dhjetëra persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë kryeministri i vendit, Narendra Modi, deklaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ai shprehet "jashtëzakonisht i shqetësuar" nga zjarri, ndërsa shton se i bashkohet dhimbjes së personave që kanë humbur të dashurit nga incidenti tragjik.