TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut për të garantuar fitoren, tha këtë të shtunë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një takim me menaxhmentin e kompanive të industrisë së mbrojtjes.
“Dëshiroj të theksoj se duhet të jemi gjithmonë një hap përpara armikut dhe atëherë fitorja do të jetë e garantuar”, tha ai, duke theksuar se këtë e dinë edhe vetë pjesëmarrësit e takimit.
Presidenti i Rusisë theksoi se ata janë gjithmonë në kontakt me ushtarët rusë që luftojnë në vijën e parë të frontit pa kursyer veten dhe duke mbrojtur interesat e Rusisë. Sipas Putin, “sapo të jemi të paktën gjysmë hapi përpara, kaq, efikasiteti rritet shumë herë, thjesht shumë herë”.