TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato, u vra me armë zjarri në Palermo. Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.
“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”. Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.
Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit. Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.