BOTA, 31 Korrik 2023, 15:47

Paralajmërimi i Kremlinit: Situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina...

Paralajmërimi i Kremlinit: Situata në Evropë do të

Kremlini ka paralajmëruar se situata në Evropë do të përkeqësohet nëse Ukraina merr garanci të sigurisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën “do t’i shkelnin parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe se nuk duhet të bëhen “në kurriz të nevojave të Rusisë”.

“Sipas mendimit tonë, kjo do të çojë vetëm në përkeqësimin e situatës së sigurisë në kontinentin evropian”, tha Peskov të hënën. Rusia ka pretenduar vazhdimisht se siguria e saj kërcënohet nga synimet e Ukrainës për t’u afruar më Perëndimin, përfshirë duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

NATO-ja ka argumentuar vazhdimisht se aleanca nuk përbën aspak kërcënim për Rusinë. Ukraina shpreson se do t’i nisë bisedimet këtë javë me Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë, para se t’i bashkohet NATO-s më vonë. Shefi i Zyrës së Presidencës në Kiev, Andrri Yermak, tha të dielën se SHBA-ja ka bërë premtime konkrete dhe afatgjate për ta ndihmuar Ukrainën në luftë kundër pushtimit rus tani dhe për ta parandaluar agresionin e Rusisë në të ardhmen.