BOTA, 31 Korrik 2023, 19:15

Aksidentohet autobusi me 49 turistë, mbi 10 të plagosur  

Aksidentohet autobusi me 49 turistë, mbi 10 të plagosur  

Një aksident i rëndë është regjistruar në Spanjë, ku pas rrëzimit të një autobusi me turistë, të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave të huaja, autobusi doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin e Asturias.

Në autobus mësohet se ka pasur 49 pasagjerë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Raportohet se zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët.

Dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosur rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.

Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani.

Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës).