TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina dhe Kroacia kanë arritur marrëveshjen lidhur me mundësinë e përdorimit të porteve kroate në lumin Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.
Njoftimin e dha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pas bisedimeve të kësaj të hëne, me homologun kroat.
Gjatë këtij muaji, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që lejonte Ukrainën të eksportonte grurë përmes porteve në Detin e Zi, duke i hequr asaj mundësinë e vazhdimit të përdorimit të një aleternative jetike për eksportin në mënyrë të sigurt të prodhimeve bujqësore gjatë luftës.
Aktualisht, për eksportet e saj, Ukraina mbështetet tek rrugët tokësore, përmes Bashkimit Europian dhe tek rrugët alternative përmes lumit Danub. Rusia sulmoi infrastrukturën e këtyre të fundit, më herët gjatë këtij muaji.