BOTA, 30 Tetor 2023, 14:52

Ishte marrë peng nga Hamasi në festivalin muzikor, gjendet e vdekur artistja gjermane, Sunny Luke

Ishte marrë peng nga Hamasi në festivalin muzikor, gjendet e vdekur

Familja e artistes dhe influencueses 22-vjeçare të tatuazheve, Sunny Luke, është e pikëlluar, pasi u njoftua nga burime zyrtare se gruaja e re gjermano-izraelite, e cila ishte identifikuar si e mbajtur peng nga terroristët e Hamasit që nga 7 tetori në Gaza, ka vdekur. 

Për më shumë se tre javë, familja e saj shpresonte për një mrekulli. Mëngjesin e sotëm, nëna dhe motra e vajzës, përmes mediave gjermane, kanë njoftuar për vdekjen e saj.

"Fatkeqësisht dje mësuam lajmin tragjik, se vajza ime nuk jeton më”, tha nëna e Sanës, Ricarda për rrjetet gjermane “RTL” dhe N-tv: “Sally Luke nuk jeton më”.

Motra e Sunny, Andy, shkroi në Instagram se “me pikëllim të madh njoftoj vdekjen e motrës sime, e cila ishte zhdukur prej javësh”. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit i bëri një postim ngushëllimi në X. “Ne jemi të pikëlluar, të ndajmë me ju lajmin se trupi i 23-vjeçares gjermano-izraelite Shani Luke është gjetur dhe identifikuar. E rrëmbyer në një festival muzikor dhe e torturuar nga terroristët e Hamasit, Shani përjetoi tmerr të paimagjinueshëm. Mendimet dhe lutjet tona janë me miqtë dhe familjen e Sunny gjatë këtij makthi të paimagjinueshëm”, thuhet në postim.

 Terroristët e Hamasit u filmuan duke mbajtur vajzën lakuriq dhe me këmbë të thyera në një makinë, pas sulmit në një festival muzikor më 7 tetor. Në atë kohë e reja u identifikua nga tatuazhet e saj, ndërsa raportimet e para thanë se ajo kishte vdekur, me terroristët dhe turmën që përdhosnin kufomën e saj. Nëna e saj, Ricarda Luke, e kishte njohur atë në njërën prej videove, por ajo ishte shpresëplotë, duke thënë për mediat ndërkombëtare se kishte informacione se vajza e saj ishte plagosur rëndë dhe ndodhej në një spital në Rripin e Gazës .