BOTA, 29 Tetor 2023, 21:08

Kaos në aeroportin e Dagestanit, protestuesit pro-palestinezë zbresin në pistë dhe kontrollojnë avionët: Na tregoni ku janë hebrenjtë? (VIDEO)

Kaos në aeroportin e Dagestanit, protestuesit pro-palestinezë zbresin

Qindra njerëz në Republikën Ruse të Dagestanit kanë vërshuar një aeroport në qytetin Makhachkala në përpjekje për të sulmuar hebrenjtë, që pritet të vijnë nga një fluturim i Tel Avivit, Izrael, raporton Jerusalem Post.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë video të shumta lidhur me këtë. Njëra prej tyre tregonte se si qindra njerëz po vraponin me shpejtësi brenda aeroportit të qytetit, derisa brohorisnin frazën “Allahu Akbar”.

Situatë alarmante është raportuar në një aeroport në Republikën Ruse të Dagestanit, ku qindra njerëz kanë vërshuar për të pritur pasagjerët e një fluturimi të Tel Avivit.

Atmosfera në aeroportin e qytetit Makhachkala po vazhdon të nxehet, transmeton Telegrafi.

Sipas Nexta-s, aeroporti është mbyllur përkohësisht për mbërritje dhe nisje. Një numër i madh i forcave të rendit kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Siç raportohet, protestuesit pro-palestinezë kanë shkuar në aeroport të zemëruar në pritje të pasagjerëve nga Izraeli.

Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetin social X, qindra prej tyre kishin depërtuar për tek pista e aeroplanëve, duke kontrolluar secilin aeroplan për pasagjerë hebrenj.