TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përçarja e thellë që e ndan në dy kampe OKB u duk pak më vonë në Këshillin e Sigurimit. Aty ishin shtruar dy rezoluta për debat. Në të vërtetë ndiqnin të dyja të njëjtin qëllim: të heshtnin armët, për të mundësuar furnizimin me ndihma humanitare tëRripit të Gazës të rrethuar.
Por rezoluta e parë e sjellë nga SHBA kërkonte vetëm ndalimin e shkurtër të shkëmbimit të zjarrit, njohjen e të drejtës izraelite për vetëmbrojtje dhe fundin e armatosjes së grupeve militante si Hamasi në Gaza. Hamasi kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe si organizatë terroriste. Por kjo rezolutë dështoi me veton e Rusisë dhe Kinës. Të dy vendet në rezolutën e tyre kërkuan armëpushim dhe tërheqjen e kërkesës izraelite ndaj civilëve që të shkojnë në jug para një ofensive tokësore të pritur në Gaza. Kjo u bllokua nga SHBA dhe Britania e Madhe. Nuk dihet, nëse do të ketë ujdi për këtë.
Konflikti i pandërprerë i Lindjes së Mesme
Për asnjë rajon krize në botë nuk janë miratuar kaq shumë rezoluta të OKB-së sa për Izraelin dhe territoret palestineze. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe OKB-së janë prej kohësh të tensionuara.
Pasi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka një shumicë stabël dhe të vazhdueshme vendesh që e vendosin rregullisht në rend të ditës situatën e palestinezëve dhe shprehen shumë kritika ndaj Izraelit. Krahas vendeve myslimane këtu renditen edhe një sërë vendesh të “jugut global”.
Gjermania në votën e saj orientohet si rregull nga pozicioni i përbashkët i BE dhe voton në varësi të problematikës. Vetëm SHBA voton gjithmonë në favor të Izraelit. Kështu sipas organizatës joqeveritare në Gjenevë, UN Watch, Asambelja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vetëm në vitet 2015 dhe 2022 ka miratuar 140 rezoluta kritike ndaj Izraelit, si për shembull ato në lidhje me zgjerimin e ngulimeve apo anektimin e Lartësive Golan.
Për krahasim: Në të njëjtën periudhë për të gjitha rajonet e botës në tërësi ka pasur vetëm 68 rezoluta të tjera, vetëm 5 prej tyre lidheshin me Iranin.
Prandaj Izraeli prej kohësh ndjehet i trajtuar jo në mënyrë të barabartë nga OKB. Ndoshta edhe për këtë arsye reagimi i Izraelit pas fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm ishte kaq i ashpër.
Rezoluta nuk është njësoj rezolutë
Në këtë kontekst duhet thënë se rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë të detyrueshme, ato tregojnë vetëm linja apo qëndrime të shteteve të bashkësisë ndërkombëtare për tema të caktuara konflikti vendoset me shumicë dy të tretat nga Asambleja.
Në Këshillin e Sigurimit rezolutata janë të detyrueshme nga ana e së drejtës ndërkombëtare, ato drejtohen ndaj shteteve apo palëve në konflikt, që rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare apo shkelin të drejtën ndërkombëtare apo të drejtat e njeriut.
Por ato mund të bllokohen nga vetoja e një anëtari të përhershëm të KS. Këtu SHBA qëndron me dorë mbrojtëse mbi qeverinë në Jeruzalem: Uashingtoni e përdor rregullisht të drejtën e vetos në lidhje me Izraelin./Deutsche Welle