TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moldavia deklaron se një anije e saj në Detin e Zi është goditur me raketa.
Agjencia detare kombëtare e Moldavisë thekson se anija ishte duke lundruar në ujëra neutrale teksa u qëllua nga një raketë e panjohur.
Associated Press raporton se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur rëndë dy anëtarët e ekuipazhit.
Agjencia Detare e Moldavisë tha në një deklaratë se nuk dihet burimi i raketës që goditi “Milennial Spirit” me flamurin moldav në bord.
Si pasojë e goditjes u shkatërruan pajisjet dhe varkat e shpëtimit, teksa ekuipazhi mundi të hidhej në det vetëm me jelekët e shpëtimit.
Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave.