BOTA, 25 Shkurt 2022, 11:05

Ministri francez: Përjashtimi i Rusisë nga Swift është zgjidhja e fundit

Ministri francez: Përjashtimi i Rusisë nga Swift është

Ministri i financave të Francës, Bruno Le Maire, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare Swift ishte zgjidhja e fundit, shkruan The Guardian.

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja vendosën të mos përjashtojnë Rusinë nga programi Swift, si pjesë e sanksioneve të ashpra të miratuara  të enjten në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Përpara takimit të ministrave të financave të eurozonës, Le Maire tha:

“Kjo është zgjidhja e fundit, por është një nga opsionet që mbetet në tryezë".

Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonytė tha se diskutimi për përjashtimin e Rusisë nga Swift mbetet ende një alternativë:

“Ne e dimë se kush nuk është dakord dhe do të vazhdojmë të negociojmë me ta”.

Situata vazhdon të tensionohet pasi qeveria e Ukrainës tha se aleatët perëndimorë do të ishin fajtorë nëse nuk do të përjashtonin Rusinë nga Swift. Kreu i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen, i ka kërkuar Gjermanisë që të rimendojë edhe njëherë vendimin në lidhje me Swift.