BOTA, 25 Shkurt 2022, 13:30

Putin i çon mesazh Ukrainës përmes presidentit kinez: Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë

Putin i çon mesazh Ukrainës përmes presidentit kinez: Rusia

 Vladimir Putin i ka shprehur presidentit të Kinës Xi Jinping në një telefonatë të zhvilluar mes tyre sot, të premten, se Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Lajmin e raportojnë mediat shtetërore kineze, të cituara nga The Guardian.

Televizioni shtetëror kinez CCTV raporton se Putin i tha Xi: 

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë, kanë refuzuar vazhdimisht angazhimet e tyre dhe kanë vijuar të avancojnë me dislokimin ushtarak drejt kufijve të lindjes, duke sfiduar vijën strategjike përfundimtare të Rusisë.

Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë me Ukrainën.

Televizioni shtetëror kinez tha se Xi i tha Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut.

Më herët presidenti ukrainas i bëri thirrje presidentit Putin që t’i bashkohet një tryeze negociatash dhe të ndalte pushtimin.