BOTA, 25 Shkurt 2022, 12:19

“Presidenti Zelensky në rrezik”, Franca ngre alarmin: Putin ka vendosur të nxjerrë Ukrainën jashtë hartës së shteteve

“Presidenti Zelensky në rrezik”, Franca ngre alarmin: Putin ka

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka akuzuar presidentin Vladimir Putin se po tenton të shkatërrojë shtetin e Ukrainës.

Të premten, në ditën e dytë të pushtimit rus në Ukrainë, Ministri i Jashtëm francez ka paralajmëruar se “siguria” e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është në rrezik.

“Kjo është luftë e plotë. Putin ka vendosur… të nxjerrë Ukrainën jashtë hartës së shteteve”, ka thënë Le Drian për radion France Inter.

Ai ka shtuar se Franca është e “shqetësuar” për një ofensivë të mundshme ushtarake të Rusisë kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë, dy shtete që kanë qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.