BOTA, 25 Shkurt 2022, 14:18

Papa Françesku takon ambasadorin rus në Vatikan: Ndaloni bombardimet në Ukrainë

Papa Françesku takon ambasadorin rus në Vatikan: Ndaloni bombardimet

Papa Françesku takoi sot ambasadorin rus në Vatikan dhe shprehu shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet në Ukrainë.

Biseda zgjati rreth gjysmë ore dhe Papa kërkoi që menjëherë t’i jepet fund bombardimeve ruse në Ukrainë.

Papa anuloi sot të gjitha takimet e tjera, përveç atij me ambasadoren e re të vendit në Vatikan, Catherine Katia Georgiou, e cila dorëzoi letrat kredenciale.