TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka hyrë në një fazë të re të trajtimit, pasi në muajin maj bëri publike se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës.
Zëdhënësi i tij bëri të ditur se Biden tashmë ka filluar terapinë me rrezatim dhe trajtimin hormonal, si pjesë e një plani të përcaktuar mjekësor.
Trajtimi me rrezatim pritet të zgjasë rreth pesë javë dhe përbën një hap të ri në kujdesin shëndetësor për 82-vjeçarin, i cili do të mbushë 83 vjeç muajin e ardhshëm. Deri më tani, ai ka qenë duke marrë gjithashtu edhe ilaçe hormonale në formë pilule.
Sipas burimeve të NBC News, Biden është duke e përballuar mirë trajtimin dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e qëndrueshme.
Muajin e kaluar, Biden iu nënshtrua edhe një procedure për trajtimin e kancerit të lëkurës, të njohur si kirurgjia Mohs. Gjatë disa paraqitjeve publike, ai është parë me një fashë në ballë, si pasojë e ndërhyrjes.
Duke folur për herë të parë për sëmundjen e tij më herët këtë vit, ish-presidenti deklaroi se u diagnostikua pas konsultimit me mjekun për shkak të disa shqetësimeve urinare.