BOTA, 29 Mars 2025, 14:56

Tërmeti shkatërrues në Mianmar/ Koreja e Jugut ofron 2 milionë dollarë ndihmë humanitare

Tërmeti shkatërrues në Mianmar/ Koreja e Jugut ofron 2

Koreja e Jugut ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë humanitare me vlerë 2 milionë dollarë për Mianmarin, për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti katastrofik që goditi vendin ditën e djeshme.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Seulit.

“Ne vendosëm të ofrojmë ndihmë humanitare në vlerë prej 2 milionë dollarësh nëpërmjet një organizate ndërkombëtare për të ndihmuar në reagimet e shpejta kundër dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Mianmar”, tha ministria.

Ministria deklaroi se do të shqyrtojë ndihmën shtesë nëse është e nevojshme në varësi të situatës në vendin e Azisë Juglindore.

Ditën e djeshme një tërmetë me magnitudë7.7 dhe një pasgoditje me magnitudë 6.4 tronditi Tajlandën dhe Mianmarin fqinj, duke vrarë më shumë se 1000 persona, sipas mediave të huaja.