TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë publikuar pamjet e para të dëmeve nga tërmeti në Kinë.
Videot nga qyteti i Ruili, në kufirin me Myanmar tregojnë rrënojat në rrugë dhe ndërtesat që dridhen, shkruan skynews.
Të paktën 144 persona kanë vdekur në Myanmar, ka njoftuar rrjeti televiziv shtetëror i vendit.
Gjithashtu thuhet se 732 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti dhe pasgoditjet e mëngjesit të sotëm.
Affected by the Myanmar earthquake, Ruili City, Yunnan Province, China felt strong tremors and many people were injured pic.twitter.com/lNSBIRZjld
— Jim (@yangyubin1998) March 28, 2025
Është shifra e parë zyrtare nga junta ushtarake e Myanmarit, pasi shefi ushtarak i vendit Min Aung Hlaing tha se do të ketë më shumë vdekje dhe viktima.
Ai tha: “Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar ndihmë ndërkombëtare".