BOTA, 28 Mars 2025, 22:42

VIDEO/ Banda kriminale sulmon furgonin me para dhe grabisin ngarkesën, zjarr dhe të shtëna

VIDEO/ Banda kriminale sulmon furgonin me para dhe grabisin ngarkesën,

Një skenë e denjë për filma aksion ndodhi pranë Livornos në Itali.

Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

Në rrugë dëgjohen të shtëna. Ata më pas djegin furgonin e bardhë dhe largohen me tri makina.

Ata arritën të grabisin paratë në vetëm pak minuta.

Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.