BOTA, 29 Mars 2025, 12:31

Nga relaksi në arratisje, kamerat e sigurisë kapin momentin kur pushuesit ikin të tmerruar nga pishina gjatë tërmetit

Nga relaksi në arratisje, kamerat e sigurisë kapin momentin kur

Kamerat e sigurisë në një pishinë në katin e fundit të një pallati në Bangkok, Tajlandë kapën saktësisht momentin kur një tërmet goditi Mianmarin dhe Tajlandën.

Çifti që ndodhej në ujë në një dyshek të fryrë arriti të dilte nga pishina dhe të arrinte në një vend të sigurt.

Të gjithë vrapojnë për të shpëtuar, ndërsa ka edhe fëmijë.

Numri i njerëzve të vrarë në Myanmar pas një tërmeti të fuqishëm është rritur në 1002 dhe 2376 të tjerë janë të lënduar, sipas qeverisë ushtarake të vendit.

Kreu i qeverisë ushtarake ka konfirmuar se 30 të tjerë janë të zhdukur dhe ka urdhëruar një përpjekje të shpejtë shpëtimi pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

Bëhet e ditur se tërmeti pati një thellësi prej 10 kilometrash. Pati edhe pasgoditje, me një magnitudë të fortë 6.4 ballë, 12 minuta më vonë.

Raportohet se nga tërmeti u prek edhe Tajlanda fqinje, duke lënë tetë të vdekur, tetë të lënduar dhe 79 të zhdukur

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)