BOTA, 18 Tetor 2023, 20:58

Sulmi në spital me mbi 500 viktima, Netanyahu zbulon bisedën me Biden: I tregova provat se Izraeli nuk është i përfshirë

Sulmi në spital me mbi 500 viktima, Netanyahu zbulon bisedën me Biden:

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ai i ka dhënë Joe Biden “prova përfundimtare” se Izraeli nuk e shkaktoi shpërthimin në spitalin e Gazës dhe se Xhihadi Islamik Palestinez ishte pas sulmit, ku humbën jetën mbi 500 persona.

Në një fjalim pas largimit të presidentit amerikan nga Tel Avivi, Netanyahu tha se ai udhëzoi sistemin kombëtar të informacionit dhe ushtrinë izraelite që të “përhapnin këto prova”.

“Bota sot e di të vërtetën”, tha Netanyahu.

Hamasi akuzon për këtë sulm Izraelin – por Izraeli hedh poshtë pretendimet.