TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është e rëndë. Ministri i Mbrojtjes i këtij vendi ka deklaruar se “ai është në operacion dhe po lufton për jetën”.
Ministri Robert Kalinak tha se shëndeti i tij është “me të vërtetë serioz” dhe “situata është e keqe”.
Robert Fico u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u plagos rëndë sot në përfundim të një tubimi politik, një tentativë për ta vrarë atë, që ka tronditur vendin e vogël dhe ka bërë jehonë të gjithë Evropën.
Udhëheqësi 59-vjeçar pro-rus, njoftohet se është në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm tha se udhëheqësi sllovak ishte në rrezik për jetën dhe ndodhej në sallën e operacionit. Ai tha se organet e rendit dyshojnë se kryeministri u qëllua për arsye politike me pesë të shtëna.
Sulmi ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Presidentja e Sllovakisë tha se është ndaluar një i dyshuar për sulmin. Fico u dërgua në spital me helikopter.