BOTA, 15 Maj 2024, 10:47

Zelensky anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali ndërsa situata në Kharkiv është "jashtëzakonisht e vështirë"

Zelensky anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali ndërsa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka anuluar një udhëtim në Spanjë dhe Portugali, me disa media që raportojnë se është për shkak të ripërtëritjes së luftimeve në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mbreti Felipe i Spanjës do të organizonte një pritje për Zelensky të premten.

Udhëheqësi ukrainas më pas pritej të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh të sigurisë me kryeministrin e Portugalisë, Pedro Sanchez.

Një zëdhënës i qeverisë portugeze tha se Zelenskyy kishte anuluar vizitën, por nuk dha një arsye, ndërsa qeveria spanjolle tha se nuk mund të komentonte për arsye sigurie.

Kujtojmë se së fundmi, trupat ukrainase mbeten të angazhuara fuqishëm ndaj forcave ruse.

Dhe kreu i forcës policore të Ukrainës në rajonin e Kharkiv e ka përshkruar situatën në qytetin Vovchansk si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Ndërsa Oleksiy Kharkivskiy, shefi i policisë patrulluese të Vovchansk, tha në Facebook se forcat ruse po vendosin pozicione brenda qytetit.

Këto lëvizje janë pjesë e “ofensivës urgjente” të Moskës në rajonin e Kharkiv, e cila po e detyron Ukrainën të nxitojë me përforcime.