BOTA, 15 Maj 2024, 17:19

“Hajde këtu!”/ Autori e thirri në emër dhe më pas e qëlloi me armë, si ndodhi atentati ndaj kryeministrit sllovak

“Hajde këtu!”/ Autori e thirri në emër dhe më

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u qëllua ditën e sotme me armë zjarri në përfundim të një mbledhje që zhvilloi me anëtarë të qeverisë së tij. Me të mbaruar takimin Fico ka qenë duke përshëndetur disa qytetarë jashtë godinës nga ku doli para se të qëllohej. Sipas Pravda, agresori e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu”.

Pas të shtënave Fico është shoqëruar menjëherë nga truprojat e tij brenda automjetit zyrtar, ndërsa agresori është neutralizuar. Sipas raportimeve paraprake ndaj Ficos është qëlluar 4 ose 5 herë, me media që raportojnë se ai ka marrë plagë në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit.

Zyra e tij u shpreh pas atentatit se kryeministri është transportuar drejt spitalit dhe orët e ardhshme do të jenë kritike për gjendjen e tij.