BOTA, 15 Maj 2024, 15:23

E rëndë! Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

E rëndë! Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.

Sipas gazetarëve, në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Ai është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në verilindje të kryeqytetit Bratislav. 

Ai është qëlluar me 4 plumba, dhe është plagosur në bark sipas informacioneve, por ende nuk dihet se si është gjendja e tij. Në lidhje me ngjarjen e rëndë reagoi dhe presidentja e Sllovakisë  tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.