TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan Nic, një ish-këshilltar i zëvendësministrit të jashtëm të Sllovakisë, thotë se klima politike në Sllovaki është polarizuar prej disa vitesh, duke shtuar se një gjë e tillë do të vinte.
"Më vjen keq të them se kjo po vinte. Ky nuk është një incident i izoluar për fat të keq," tha ai.
Ai shprehet gjithashtu se ndërsa vendi u trondit nga një ngjarje e tillë në të njëjtën kohë, kishte edhe politikanë të tjerë që merrnin kërcënime, përfshirë presidenten aktuale (Zuzana) Caputova.
"Tani, klasa politike duhet ta marrë shumë seriozisht," shtoi Nic.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.