TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook, duke shtuar se Hungaria nuk mund t’i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.
Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet, tha ministri Szijjarto. /REL