TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Avdiivkas, Rusia ka goditur me raketa edhe qytetin e Lvivit. Këtë e ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit perëndimor në Ukrainë, Andriy Adovyi.
Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe të plagosur. Ndër të tjera, kryebashkiaku i Lviv tha se sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
“Dy nënstacionet e energjisë janë dëmtuar si pasojë e goditjes me raketa – nuk ka energji elektrike në një pjesë të qytetit”, thotë ai.
Sadovy u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimoret, në një postim në mediat sociale.
Trenat janë ndalur në hyrje të Lviv dhe ushtria ruse ka bombarduar nënstacionet hekurudhore, duke shkaktuar vonesa, sipas një deklarate të hekurudhave të Ukrainës.
“Për shkak të granatimeve të nënstacioneve hekurudhore, një numër trenash do të nisen me vonesë”, thuhet në deklaratë, duke u kërkuar njerëzve që të mos largohen nga strehimoret gjatë alarmeve të sulmeve ajrore.