BOTA, 3 Maj 2022, 19:33

Rusia godet me raketa një fabrikë në Ukrainë, humbin jetën dhjetë persona që ishin duke pritur autobusin

Rusia godet me raketa një fabrikë në Ukrainë, humbin

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë  janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan një fabrikë në qytetin Avdiivka, në Ukrainën lindore, raporton Reuters.

Në Twitter, guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se “Rusët e dinin saktësisht se ku të godisnin – punëtorët sapo mbaruan turnin dhe prisnin një autobus”.

Rusia ka mohuar më parë se ka shënjestruar civilët.

Ndërkohë në Mariupol 200 civilë mbeten të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

Operacioni pesë-ditor për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga fabrika e çelikut u koordinua nga Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Një nga të evakuuarit, Alina Kozitskaya, e cila kaloi javë të tëra duke u strehuar në një bodrum,  tha “nuk mund ta besoj se ia dola”.