TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Europa do të vazhdojë të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta pasi vendosjes së embargos së BE-së, sipas një zyrtari rus. Deputeti Vladimir Dzhabarov tha se udhëheqësit e Europës “janë çmendur”, shkruan BBC.
“Ata thonë se nuk do të blejmë naftë nga ne. Epo, mos e blini, ne nuk ju detyrojmë “, tha ai.
“Por do ta blini vetëm përmes vendeve të treta. Nafta jonë është e njëjtë, vetëm më e shtrenjtë.”
Por që të miratohen, sanksionet kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së, ndërsa Sllovenia tashmë ka treguar se do të kërkojë përjashtim dhe Hungaria sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.