BOTA, 3 Maj 2022, 19:01

Dyshimet se Putini është i sëmurë me kancer/ Kush është ish-agjenti i KGB-së që mund të drejtojë Rusinë, me përvojë të gjerë në spiunazh

Dyshimet se Putini është i sëmurë me kancer/ Kush

Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi po vuan nga kanceri. Që prej publikimi të këtij lajmi në skenë ka dalë emri i Nikolai Patrushev, i cili mund të zëvendësojë Putinin deri në shërimin e tij.

Por kush është njeriu që do të drejtojë Kremlinin?

Nikolai Patrushev, 70 vjeç, është sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, një organ me ndikim që i përgjigjet drejtpërdrejt Putinit dhe jep udhëzime për çështjet ushtarake dhe të sigurisë brenda Rusisë.

Shumica e pushtetit të këshillit i është dhënë Patrushevit, i cili shihet gjerësisht si një aleat i vendosur i Putinit.

Dyshimet se Putini është i sëmurë me kancer/ Kush

Ashtu si Putini, Patrushev është një agjent i inteligjencës ruse në karrierë, fillimisht me KGB-në sovjetike, më pas me FSB-në ruse, sipas gazetës në gjuhën angleze Moscow Times.

Gazeta e krahasoi rolin e Patrushev me atë të një këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare.

Në një profil të vitit 2017, Politico e quajti Patrushevin një “skifter të Kremlinit” i njohur për “nacionalizmin e tij të zjarrtë, botëkuptimin konspirativ dhe përvojën e gjerë të spiunazhit”.

Patrushev iu bashkua KGB-së si i ri në vitin 1974, sipas Politico. Pas takimit me Putinin në vitet 1990, Patrushev u emërua kreu i shërbimit të brendshëm rus të inteligjencës, FSB – një post që ai e pushtoi për një dekadë. Ai u bë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Putinit në vitin 2008.