TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën në riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë, sipas CNN.
Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dërguar një letër nga Zelensky Parlamentit të Bullgarisë, në të cilën presidenti ukrainas thekson se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po i largohen agresionit rus.
Zelensky shpreson që, Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për vendin, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.
Në letër, Zelensky ka theksuar gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit energjitik midis dy vendeve.