TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një operacion të koordinuar ndërkombëtar, autoritetet e Letonisë, Austri, Estoni dhe Finlandë, me mbështetje nga Europol dhe Eurojust, kanë çmontuar një rrjet të madh krimi kibernetik të njohur si “SIMCartel”.
Ky rrjet përdorte pajisje SIM-box dhe SIM karta për të krijuar mbi 49 milionë llogari të rreme në platforma të ndryshme online, duke realizuar mashtrime të shumta.
Gjatë operacionit, i cili kulmoi më 10 tetor 2025, u arrestuan shtatë individë dhe u konfiskuan rreth 1200 pajisje SIM-box, 40.000 SIM karta aktive, pesë serverë, katër automjete luksoze dhe mbi 700 mijë euro, përfshirë kriptovaluta.
Gjithashtu, dy faqe interneti të lidhura me aktivitetet e paligjshme u mbyllën.
Ky rrjet ka lidhje me mbi 3200 raste mashtrimi kibernetik, kryesisht në Austri dhe Letoni, me dëme financiare që kalojnë 5,8 milionë dollarë.
Veprimet e tij përfshinin "phishing", "smishing", mashtrime investimi dhe krijimin e faqeve të rreme të bankave dhe policisë.