TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anija luftarake më e madhe në botë, aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford (CVN 78), ka mbërritur sot në Split, Kroaci, në vizitën e saj të dytë në këtë vend.
Më herët, kjo anije gjigante e Marinës Amerikane kishte qëndruar në ujërat kroate në vitin 2023, raportojnë mediat vendase.
Vizita e USS Gerald Ford është pjesë e itinerarit të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, me synimin për të mbështetur gatishmërinë luftarake dhe sigurinë detare të forcave amerikane në rajonin Evropë-Afrika, si dhe për të forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët në Evropë.
Aeroplanmbajtësja gjigante ka kapacitet për të mbajtur deri në 75 aeroplanë, duke e bërë atë një nga asetet më të fuqishme detare në botë.
Ende nuk është bërë e ditur se sa kohë do të qëndrojë në ujërat kroate.

