BOTA, 23 Prill 2022, 23:34

“Çfarë pret nga vizita e zyrtarëve amerikanë?”/ Zelensky: Të mos vijnë këtu me duar bosh, të na sjellin armë

“Çfarë pret nga vizita e zyrtarëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se liderët që planifikojnë të vizitojnë Ukrainën “nuk duhet të vijnë me duar bosh”.

Zelensky e i bëri këto komente teksa u pyet se e çfarë pret nga vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin në Kiev të dielën.

“Pse është e rëndësishme e liderëve që vijnë tek ne? Unë do t’ju jap një përgjigje pragmatike; ata nuk duhet të vijnë këtu me duar bosh. Ne presim jo vetëm dhurata apo ëmbëlsira; ne presim gjëra specifike dhe armë. Kjo është arsyeja pse ne do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara ose një pjesë të paketës së armatimit për të cilën kemi rënë dakord më parë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ky është një sinjal pozitiv,” u shpreh Zelensky.

“E njëjta gjë për liderët e vendeve të tjera; ata e dinë që ne i kemi diskutuar këto gjëra në heshtje, siç thonë diplomatët tanë, është diplomaci e qetë. Nuk më pëlqen shumë, por ekziston. Ne jemi të lumtur t’ju shohim, por ju lutemi na sillni ndihmën që kemi diskutuar, që keni ose që keni mundësinë të sillni” tha Zelensky. Ndërsa shtoi se “kjo është arsyeja pse vizita nga SHBA është shumë e rëndësishme”.