TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kremlini ka mohuar deklaratat, duke i cilësuar si gënjeshtra pohimet se presidenti rus Vladimir Putin përdor sozi.
Zëdhënësi Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu thashethemet se lideri 70-vjeçar shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker anti-bërthamor.
“Ju ndoshta keni dëgjuar se Putini ka shumë sozi që punojnë në vend të tij ndërsa ai fshihet në një bunker. Edhe një gënjeshtër. Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë. Ai gjithmonë ka qenë dhe është aktiv. Energjia e tij mund të kenë vetëm zili. Sigurisht, ai nuk fshihet në asnjë bunker. Edhe kjo është një gënjeshtër”, tha Peskov.