BOTA, 22 Maj 2024, 17:54

Gjykata e Hagës kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu: Prokurori i GJNP po përpiqet të demonizojë Izraelin

Gjykata e Hagës kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu: Prokurori i GJNP

Një vendim i marrë nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan për të kërkuar një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes të vendit Yoav Gallant ishte një përpjekje “për të demonizuar Izraelin”, tha kreu i qeverisë izraelite.

“Ai po përpiqet të demonizojë Izraelin”, u shpreh Netanyahu.

Më 20 maj, prokurori i ICC-së, Karim Khan, kërkoi që Dhoma e Paragjykimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të lëshojë urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, duke thënë se gjykata ka “baza të arsyeshme për të besuar” se ata “e mbajnë përgjegjësinë penale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në territorin e Shtetit të Palestinës, në Rripin e Gazës nga 8 tetori 2023.

Gjykata e Hagës po ashtu kërkoi arrestimin e liderëve të Hamasit për të njëjtat akuza.