BOTA, 28 Qershor 2025, 20:27

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e

Vendet e G7 kanë rënë dakord për një marrëveshje të re që synon mbrojtjen e kompanive shumëkombëshe amerikane nga taksat e larta jashtë vendit.

Sipas Financial Times, nisma e mbështetur nga SHBA dhe anëtarët e tjerë të G7 parashikon që taksat e paguara në Shtetet e Bashkuara të njihen si kompensim ndaj detyrimeve tatimore të ngjashme në shtete të tjera.

Ky mekanizëm do t’i ndihmojë gjigantët amerikanë të shmangin tatimin e dyfishtë dhe të ruajnë konkurrueshmërinë e tyre globale.

Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve për një reformë ndërkombëtare të sistemit tatimor të korporatave, që ka për qëllim frenimin e shmangies së taksave dhe garantimin e të ardhurave më të drejta për shtetet.