TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, ka zbuluar detaje ekskluzive nga biseda e gjatë që zhvilloi me Adolfo Macías, i njohur si “Fito”, bosi famëkeq i drogës, i arrestuar më 25 qershor në provincën Manabí.
Në një intervistë për televizionin EcuadorTV, Reimberg tha se biseda zgjati 120 minuta dhe kishte karakter hetimor.
“Ishte një bisedë për të zbuluar disa informacione shtesë që na nevojiteshin,” deklaroi ministri, duke theksuar se qëllimi ishte mbledhja e të dhënave të rëndësishme për rrjetin kriminal që Fito drejtonte.
Ministri ndau edhe detaje nga momenti i arrestimit të Macías. Sipas tij, “Fito” ishte fshehur në një bunkër, por vendosi të dorëzohej sapo dëgjoi forcat speciale që po i afroheshin.
“Kur dëgjoi makinën, ai vrapoi jashtë. Hapi çatinë dhe nxori fytyrën aty po e prisnin personeli ushtarak,” rrëfeu Reimberg.
Një detaj që tërhoqi vëmendje ishte edhe reagimi emocional i Macías pas kapjes: “Fraza që e përsëriste vazhdimisht ishte: ‘Më kanë kapur’. E tha të paktën dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë gjatë bisedës sonë,” tha ministri.
Sipas Reimberg, biseda e zgjatur nuk ishte vetëm për shkak të pyetjeve, por edhe për faktin se “Fito po mendonte gjatë për çdo përgjigje”. Ministri theksoi se tashmë autoritetet janë në fazën e analizës së të dhënave të mbledhura nga kjo intervistë për të goditur më tej strukturat kriminale në vend.
Arrestimi i “Fito”-s, një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Ekuador, konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të forcave të sigurisë në vitet e fundit.