TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar zyrtarisht rihapjen e hapësirës ajrore në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit për fluturimet ndërkombëtare transit. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga agjencia shtetërore Nour News, duke shënuar fundin e një ndalese 12-ditore të trafikut ajror në këto zona.
Mbyllja e hapësirës ajrore ishte vendosur më 13 qershor, pas sulmeve izraelite ndaj disa objekteve bërthamore iraniane, duke shtuar ndjeshëm tensionet mes dy vendeve.
Rihapja e hapësirës ajrore vjen pas një armëpushimi të arritur më 24 qershor, përmes ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara, i cili i dha fund përplasjes ajrore mes Iranit dhe Izraelit.
Autoritetet iraniane shprehen se situata është stabilizuar dhe se fluturimet ndërkombëtare tranzit mund të rifillojnë normalisht në itineraret përmes territorit të Iranit.