TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter, përmes së cilës u ka kërkuar rusëve të tërhiqen nga narrativa pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse.
Në një video që zgjat më shumë se nëntë minuta, e cila aktualisht ka mbi 4 milionë shikime, Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet që ka realizuar në Rusi.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.
Duke e përshkruar veten si ‘mik prej kohësh’ të popullit rus, aktori i dërgon dhe një mesazh të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit: President Putin, ti e nise këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë.
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022
Duke renditur një mori sulmesh ruse kundër qyteteve të Ukrainës, Schwarzenegger u thotë rusëve se si rezultat i krizës humanitare, pushtimi që ka urdheruar Vladimir Putini ka bërë që “Rusia tani është e izoluar nga kombet e tjera”.
Ai shton se “mijëra ushtarë rusë janë vrarë” pasi janë zënë mes forcave ukrainase që “luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që mundohet të pushtojë”.
Jetët, gjymtyrët dhe e ardhmja juaj po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota….
Por rusët kanë pasur prej kohësh lidhje familjare me Ukrainën. Rreth 11 milionë rusë kanë familje në Ukrainë. Pra, çdo plumb që gjuan, qëllon një vëlla apo një motër. Çdo bombë ose çdo predhë që bie nuk bie mbi një armik, por mbi një shkollë, spital ose një shtëpi…”, thekson aktori në adresimin e tij.