BOTA, 17 Mars 2022, 19:57

Lufta në Ukrainë, kryeministri italian: Putini nuk dëshiron paqe

Lufta në Ukrainë, kryeministri italian: Putini nuk dëshiron paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dëshiron paqe dhe është e mundur që nevojiten sanksione të mëtejshme kundër Moskës, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Kështu deklaroi sot kryeministri italian Mario Draghi.

“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë”, u tha Draghi gazetarëve.