BOTA, 17 Mars 2022, 19:31

Rusët bombardojnë fshatin në veri të Kievit, humb jetën 2-vjeçari, plagosen katër të tjerë

Rusët bombardojnë fshatin në veri të Kievit,  humb

Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi trupat ruse bombarduan fshatin Novi Petrivtsi, në veri të Kievit.

Lajmin e bëri të ditur policia rajonale.

Në një deklaratë në Facebook, policia njoftoi se forcat ruse qëlluan me artileri të rëndë në shtëpitë e banimit në lagjen Vyshhorod. Një ndërtesë apartamentesh u shkatërrua dhe ndërtesat fqinje u dëmtuan në sulmin e sotëm, sipas tij.