AKTUALITET, 20 Mars 2023, 14:21

Finlanda është vendi më i lumtur në botë, shqiptarët më të pa lumturit në Europë

Finlanda është vendi më i lumtur në botë,

Finlanda mbetet vendi më i lumtur në botë për të gjashtën vit radhazi, sipas raportit të lumturisë së këtij viti.

Lituania është i vetmi vend i ri në 20 vendet e para, ndërsa Afganistani dhe Libani janë dy vendet më të pakënaqura, sipas raportit.

Pas Finlandës, Danimarka është në vendin e dytë në listë, pastaj Islanda, më pas Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, më pas Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Shqiptarët janë populli më i palumtur në Europë. Në raportin e përvitshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 91, ku si tregues janë marë disa. Përkeqësimi duket se ka ardhur si pasojë e problemeve të theksuara sociale, korrupsionit, rritjes së çmimeve etj.

Serbia është në vendin e 45-të, Kroacia në vendin e 48-të, Mali i Zi në vendin e 67-të dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të.

Që nga publikimi i Raportit të parë Botëror të Lumturisë në 2012, ka një konsensus në rritje se lumturia mund të promovohet përmes politikave publike dhe veprimeve të biznesit dhe shoqërisë civile.

Anketa Botërore e Lumturisë përdor gjashtë faktorë kyç që ndihmojnë në shpjegimin e variacioneve në nivelet e lumturisë në mbarë botën: mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.

Dita e parë Ndërkombëtare e Lumturisë u festua 10 vjet më parë, më 20 mars 2013.

Që atëherë, njerëzit në mbarë botën e kanë njohur jo vetëm rëndësinë e matjes së lumturisë dhe mirëqenies, por janë përpjekur të mbështesin politikat publike dhe private për të ndihmuar në promovimin e saj.