AKTUALITET, 20 Mars 2023, 13:54

“Kontratë korruptive, 270 euro çmimi i fiksuar, 147 euro Mwh në bursë”, Meta: Si po vidhen miliona euro me tenderin e energjisë

“Kontratë korruptive, 270 euro çmimi i fiksuar, 147 euro Mwh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncimi sa i takon tenderave për blerjen e energjisë nga ana e qeverisë për një periudhë 3-5 vite.

Meta në një dalje për mediat e cilësoi këtë kontratë korruptive, ku sipas tij do të vidhen shuma të mëdha parash.

“Të gjitha institucionet tashmë e kanë fiksuar vendin tonë, si vendin më të korruptuar në Europë. Bëma më e fundit që po përgatit Rilindja përballë korporatës së energjetikës, është hapja e tenderit për blerje energjie për 3-5 vite.

Kjo aferë planifikon një vjedhje të përbindshme në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja, atë të energjisë elektrike.

Shqipëria ka prodhuar energjinë që i duhet për familjarët. Kjo është kontratë korruptive. 270 euro është çmimi i fiksuar, ndërsa në bursë është 147 euro për megavat.

Diferenca është kolosalë dhe vjedhja është kolosale. Deri në fund të marsit do të jetë në funksionim bursa e energjisë, tha zëvendëskryeministrja.”, tha ai.