AKTUALITET, 20 Mars 2023, 10:44

Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinaj, Apeli i GJKKO do të vendos sot për ankimimin që depozituan familjarët e tij

Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinaj, Apeli i GJKKO do të vendos

Në Apelin e GJKKO shqyrtohet këtë të hënë, 20 mars, ankimi i familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, ka sekuestruar pasuritë në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij, me argumentin se dyshohet të jenë krijuar nga aktivitetet kriminale.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Sekuestrimi

Sipas të dhënave zyrtare u bë me dije se Policia dhe SPAK ekzekutuan vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij.

Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij.

Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë më 15 shkurt. Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij, Roberta Martinaj.

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

Aksionet e KING KASINO, ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION”, në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX”, ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku
aksioner është 100% V.K

Një automjet ‘Smart’, modeli ‘Passion’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Land Rover’, modeli ‘Discovery’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Mercedez-Benz’, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet ‘Fiat’, modeli ‘Fiesta’, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në
Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë.