TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet këtë të hënë, 20 mars, me dyer të mbyllura, seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj (të dy në kërkim) të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.
Seanca e fundit më 6 mars dështoi për shkak të mungesës se Luftar Reçit.
Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumentonte se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm.
Nga ana tjetër, i pandehuri Emiljano Shullazi ka deklaruar se Luftar Reçi duhet të jetë përballë të akuzuarve dhe të dëshmojë në seancë.
“Dua ta shoh në sy kur dëshmon”, mësohet të ketë thënë ai në seancën e 6 marsit.
Në përfundim, GJKKO vendosi shoqërim të detyrueshëm në gjykatë për Luftar Reçin.
“Mos paraqitja do të merret si refuzim”, u shpreh gjykata.
Nga ana tjetër, mësohet se janë thirrur edhe disa dëshmitarë të tjerë në seancën e sotme.