BOTA, 11 Gusht 2023, 12:01

Insekti i “ndërpret” pyetjen gazetares, veprimi i Joe Biden është për t’u vlerësuar

Insekti i “ndërpret” pyetjen gazetares, veprimi i Joe Biden

Intervista e Joe Biden ka marrë vëmendjen e mediave, jo për shkak të ndonjë deklarate të tij të fortë si president i SHBA-së, por për gjestin…dhe jo! 

Nuk është rrëzuar, siç ka ndodhur shpesh.

Ai është shfaqur duke ndihmuar një gazetare, pasi teksa po realizonte intervistën një insekt “pushoi” në trupin e saj.

“Ju keni një insekt”, tha Biden ndërsa e hoqi me shpejtësi.

Gazetarja e mori shumë shpejt situatën në dorë, dhe pasi e vlerësoi si gjest, vijoi menjëherë në pyetjen e radhës.