BOTA, 17 Shkurt 2022, 14:56

“Duket si luftë” Rritet bilanci i viktimave nga reshjet katastrofike në Brazil

“Duket si luftë” Rritet bilanci i viktimave nga reshjet

Të paktën 104 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në qytetin brazilian, Petropolis. Bilanci vjen dy ditë pas reshjeve katastrofike të shiut që janë regjistruar në vend në 90 vitet e fundit.

Në këtë fazë ne kemi regjistruar  104 viktima  dhe 24 të mbijetuar, thanë zyrtarët  nga Mbrojtja Civile e qytetit.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit të Rio de Janeiro-s, Claudio Castro tha të mërkurën se situata ngjason me “një luftë”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po krehin baltën për të mbijetuarit. Videot shpërndara në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe automjete që notojnë  në rrugë.

Më shumë se 180 ushtarë janë angazhuar dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë më vonë të mërkurën.

Në një nga lagjet më të goditura, 80 shtëpi vlerësohet të jenë dëmtuar nga përmbytjet.

Petropolis, dikur rezidenca verore e perandorit brazilian, është një destinacion popullor turistik.

Por vendndodhja e saj do të thotë se është gjithashtu e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut. Incidenti më i rëndë ndodhi në vitin 2011, kur më shumë se 900 njerëz humbën jetën pasi rrëshqitjet e dheut goditën Petropolis dhe qytetet fqinje.